Sophia Loren kthehet në setin e xhirimit në moshën 84-vjeçare

Sophia Loren kthehet në setin e xhirimit në moshën 84-vjeçare

Sophia Loren rikthehet në skenat e xhirimeve në saje të dashurisë ndaj djalit të saj, Edoardo.

 “The Life Before You”, titullohet filmi i bazuar në romanin e novelistit francez, Romain Gary.

Artistja hollivudiane, e cila prej 10 vitesh i mungonte setit kinematografik, ka rolin e protagonistes kryesore të filmit.

Aktorja 84-vjeçare do të luajë rolin e Madame Rosas, një e mbijetuar e kampit të shfarosjes së Auschwitzit, i cili do të shërbejë si nënë zëvendësuese për një imigrant të ri mysliman, me emrin Momo.

Skenat filmike ku do të paraqitet Loren po xhirohen tash e sa ditë në qytetin italian të Puglias gjersa pritet të shfaqet e kinematë botërore në vitin 2020.