LSDM:OBRM-PDUKM të tregohet konstruktive për ligjin për Prokurorinë Publike

LSDM:OBRM-PDUKM të tregohet konstruktive për ligjin për Prokurorinë Publike

Nga partia në pushtet LSDM kërkojnë nga OBRM-PDUKM që të tregohet konstruktive në lidhje me propozim ligjin për Prokurorinë Publike i cili sot paraqitet në Kuvend.

“Opozita OBRM-PDUKM dhe Hristijan Mickoski duhet të tregojnë përgjegjësi para qytetarëve dhe shtetin dhe të votojnë për propozim ligjin për Prokurorinë Publike, i cili sot dorëzohet në procedurën parlamentare, është i rëndësishëm për reformat, drejtësinë dhe shtetin”, deklarojnë nga LSDM.

Nga atje thonë se propozimi i OBRM-PDUKM ishte që Prokuroria Speciale Publike të integrohet në Prokurorinë Publike dhe është pranuar. Dhe me këtë, siç thuhet në deklaratë, LSDM ka treguar konstruktivitet.

“Propozimi që prokurorja Vilma Ruskovska të udhëheq me Prokurorinë Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk është vendim i politikanëve. Ruskovska aktualisht është kryetare e Prokurorisë Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Propozim ligji përcakton bashkimin e prokurorive dhe rrjedhimisht është logjike që mandatit ta vazhdojë prokurorja që kryen këtë funksion”, thonë nga LSDM.