Pritjes së ëmbël po i vije fundi, Dushku në muajin e fundit të shtatzënisë

Pritjes së ëmbël po i vije fundi, Dushku në muajin e fundit të shtatzënisë

Ajo është një ndër aktoret më të famshme shqiptare në botën e kinematografisë amerikane të filmit.

Bëhet fjalë për Eliza Dushkun, e cila muaj më parë kishte kurorëzuar lidhjen me afaristin Peter Palandijanin.

Madje, dyshja tashmë janë në pritje të një fëmije, ku 38-vjeçarja është në muajin e tetë të shtatzënisë dhe shumë shpejt do të bëhet nënë.

“8 muaj. Selfie nga banjo. Sa shumë kanë ndryshuar kohët”, ka shkruar krahas fotografisë së publikuar në llogarinë personale në Instagram

E tani vetëm edhe ca ditë kanë mbetur, kur pritjes së ëmbël i vije fundi, dhe Eliza Dushku të sjellë në jetë vogëlushin e saj.

Ndryshe, bashkëshorti i artistes hollivudiane, 55-vjeçari është CEO i Korporatës Interkontinentale Real Estate.