Ish-ministri i Shëndetësisë lirohet nga akuza për ngacmim

Ish-ministri i Shëndetësisë lirohet nga akuza për ngacmim

Gjykata Themelore në Pejë e ka liruar nga akuza për ngacmim ish-ministrin e Shëndetësisë dhe ish-zëvendësministër në Qeverinë Haradinaj, Numan Baliq.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar gjykatësi i rastit, Sejdi Blakaj.

Sipas gjykatësit Blakaj, nuk është provuar se i akuzuari Baliq e ka kryer veprën penale që i vihet në barrë.

Ndryshe, sipas aktakuzës të ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, më 31 janar 2019, Numan Baliq akuzohet se nga muaji gusht i vitit 2018 ishte përfshirë në vëmendje të vazhdueshme dhe të padëshirueshme  me qëllim të ngacmimit dhe të frikësimit të dëmtuarës  S.M.

Sipas aktakuzës, kur e dëmtuara S.M kishte filluar kryerjen e praktikës në Spitalin Regjional në Pejë, edhe pse e njëjta e kishte refuzuar në vazhdimësi, i pandehuri i shkruante në numrin e saj në “Viber” me përmbajtje ngacmuese. /Betimipërdrejtësi


MË SHUME NGA Betimi për Drejtësi