​Edward Snowden vjen me një libër për lexuesit

​Edward Snowden vjen me një libër për lexuesit

Ish-kontraktori i Agjencisë për Sigurinë Kombëtare (NSA), Edward Snowden, i cili denoncoi rrjedhjen masive të informacioneve në SHBA dhe u vu nën akuzë për spiunazh në vendin e tij, do të hedhë në treg për lexuesin më 17 shtator kujtimet e tij.

Libri do të botohet në të njëjtën kohë në njëzet shtete, njoftoi sot botuesi i tij francez.

Libri origjinal me titull “Rekord i përhershëm”, është shkruar i gjithë vëllimi nga vetë Snowden, i cili do të botohet nga “Metropolitan books” (Macmillan) në SHBA më 17 shtator.

Versioni francez “RAM” do të dalë nga shtypshkronja e botimeve të “Seuil”, në të njëjtën kohë si dhe në Brazil, Britaninë e Madhe, Gjermani, duke vijuar më tej edhe në Tajvan./ATSH/