Gashi: MKRS do t’i mbështes të gjitha shtëpitë botuese dhe bibliotekat

Gashi: MKRS do t’i mbështes të gjitha shtëpitë botuese dhe bibliotekat

Me këtë rast, ministri Gashi tha se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të vazhdojë t’i mbështes të gjitha shtëpitë botuese dhe bibliotekat për furnizim me libra.

“Jam i lumtur që jam shpesh në Ferizaj për të promovuar projekte dhe nga ato investime të shumta që kemi sot jemi në ngjarje të veçantë të një fillimi të organizimit të ri të panaireve në Ferizaj, që po shndërrohet në një çerdhe të promovimit të librit”, tha ministri Gashi.

“Ne si MKRS-së ndër prioritetet tona kemi përkrahjen e panaireve të librit nëpër të gjitha qendrat regjionale të Kosovës, ashtu që libri dhe aktivitetet që nxisin dashurinë për librin, për leximin, të jenë më afër qytetarëve” theksoi ministri Gashi

Tutje ministri tha se “Mbesim të përkushtuar që politikat dhe mbështetjen për librin, botimin dhe qarkullimin e tij ta dërgojmë në një tjetër nivel, kësisoj duke e ofruar librin dhe përmbajtjet e tij cilësore tek qytetari që ai të ketë çfarë të lexojë, e në anën tjetër me angazhimin tonë përpiqemi që ta nxisim krijimtarinë dhe autorët t’i inkurajojmë që të nxjerrin vepra sa më të mira artistike letrare”.

Ndërkaq, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, falënderoi ministri Gashi për mbështetje edhe tha se ndjehet i lumtur që Ferizajt iu shtua ky aktivitet i cili i kishte munguar këtij qyteti kulturor”.