“Daily Mail” shkruan për performancën e Miley Cyrus në Prishtinë

“Daily Mail” shkruan për performancën e Miley Cyrus në Prishtinë

Ajo njihet për shfaqjet e saja energjike.

Dhe Miley Cyrus , 26 vjeçe, nuk zhgënjeu publikun kur ajo u ngjit në skenë në Festivalin Sunny Hill në Prishtinë, në Kosovë të premten, shkruan DailyMail.

E veshur në një ansambël krejt të zi, këngëtarja vazhdoi të publikojë në Instagramin e saj fotografi nga nata e mbrëmshme.

Miley nuk mund të rezistonte duke treguar stomakun e saj të tonifikueshëm, gjersa kishte kombinuar veshjen e saj me një varg gjerdanësh me zinxhirë.

Ish-ylli “Hannah Montana” e kompletoi pamjen e saj me një palë pantallona të zeza lëkure.

Protagonistja serialit për fëmijë dukej tejet tërheqëse me flokët e saj në stilin kaçurrela të butë.

Miley dukej në elementin e saj ndërsa performoi për fansat e saj në skenë duke bërë lëvizje të shumta, përfundon shkrimin mediumi anglez duke iu referuar performancës së saj në skenë.