Stallone dhe Lundgren rikthehen së bashku në një serial të ri televiziv

Stallone dhe Lundgren rikthehen së bashku në një serial të ri televiziv

Aktorët e famshëm Sylvester Stallone dhe Dolph Lundgren janë ribashkuar dhe do të punojnë së bashku në një serial të ri televiziv, për të cilin po interesohen Fox, CBS dhe NBC.

Skenaristi është Ken Sanzel, i cili ka punuar edhe në serialin popullor “Number”. Laundgren do të luajë agjentin e fshehtë në departamentin e sigurisë së Kombeve të Bashkuara dhe karakteri i tij është përshkruar si anëtar i ekipit SWAT, ku do të negocioj me pengmarrësin. Stallone përmendet edhe si regjisor në këtë rast, shkruan portali Deadline.

Prodhuesit ekzekutiv janë Tony Krantz, partneri i Stallones në Bilbo Productions Braden Aftergood dhe menaxherin e Lundgren, Craig Baumgarten.

Kujtojmë se Sylvester dhe Dolph së pari bashkëpunuan në “Rocky IV” duke interpretuar rivalët Rocky dhe Drago, dhe më pas u takuan përsëri në “The Expendables”.

Në periudhën e fundit ata riprodhuan rolet e Rockyt dhe Darlingut në filmin “Creed II”.

Ndryshe, dyshja hollivudiane janë miq edhe jashtë botës së filmit teksa takohen herë pas here në ngjarje të ndryshme.