Dua Lipa, krenaria e Britanisë dhe Kosovës

Dua Lipa, krenaria e Britanisë dhe Kosovës

Ndërkohë që po qëndron në Kosovë, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka qëndruar për vizitë në Ambasadën e Britanisë së Madhe në vendin tonë.

23-vjeçarja, e cila i përfaqëson dy vendet, është takuar me ambasadorin Ruairi O’Connell, ndërsa është shoqëruar edhe nga babai i saj, Dukagjin Lipa.

“Kurrë nuk harron nga je. Krenaria e Britanisë dhe Kosovës, Dua Lipa, kaloi një pasdite në rezidencën britanike duke u takuar me artisë dhe kreatorë, vullnetarë dhe aktivistë që i sjellin ndryshim Kosovës përmes muzikës, artit, kulturës, inovacionit dhe sportit”, thuhet në një njoftim në Facebook të Ambasadës Britanike në Kosovë.

Në një postim të mëhershëm, këngëtarja shqiptare ka pozuar me ambasadorin britanik, Ruairi O’Connell, i cili e ka shpërndarë postimin edhe në profilin e tij.

“Me Dua Lipën këtë pasdite, duke festuar talentët më të rinj të Kosovës në art, sport dhe modë”, është përshkrimi i publikuar në Facebook./telegrafi/