Korçë, restaurohet muzeu i Mësonjtores së parë shqipe

Korçë, restaurohet muzeu i Mësonjtores së parë shqipe

Muzeu Kombëtar i Arsimit, i njohur si Mësonjëtorja e Parë Shqipe në Korçë shumë shpejt do të restaurohet.

Ky lajm i mirë pohohet nga drejtori i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kombëtare Gjergji Koki.’Qeveria Shqiptare ka akorduar fondin e posaçëm për restaurimin e godinës emblematike të qytetit e cila jo vetem do të restaurohet por dhe do të rikonceptohet dhe pjesa e muzealizimit të brendshëm’, tha drejtori rajonal përgjegjës për momumentet e kulturës.

Sipas tij, projekti parashikon 2 faza dhe është hartuar nga ekipi i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kombëtare, jo vetëm si nje detyrim institucional por si një detyrim ndaj historisë, Korçës dhe Kombit.

Muzeu i Mësonjtores së parë Shqipe në Korçë, i amortizuar si ndërtesë nga mungesa e restaurimit, u mbyll për vzitorët pas tërmetit të 1 qershorit. Çarja e murreve dhe rreziku që godina dy katëshe hiatorike paraqiti pas tërmetit, e bëri edhe më të domosdoshme ndërhyrjen për restaurimin e plotë të saj./VisionPlus