VIDEO - Ceni: Vërehet një rritje modeste e çmimeve

VIDEO - Ceni: Vërehet një rritje modeste e çmimeve

Sipas të dhënave të publikuara të agjencisë së statistikave të Kosovës mund të themi se ka ngritje në çmimeve por modeste, sepse në disa artikuj ka pas ngritje të çmimeve, por njëkohësisht ka patur edhe ulje të tyre në disa artikuj tjerë.

Kështu tha në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK,1 Olivera Ceni, drejtoreshë e Departamentit të Analizave Ekonomike në OEK. Sipas saj rritje e çmimeve është vërejtur kryesisht në shërbime dhe mallra, por ajo ka qenë modeste.

Në bazë të hulumtime që i ka bërë OEK, tha Ceni, sektori i tregtisë dhe prodhimit që kanë shënuar rritje të çmimeve, kjo ka ndodhur për shkak të kostos së lartë që kompanitë kanë në furnizimin, importimin e lëndëve të para të cilat kanë koston e lartë në prodhimit. Në këtë rritje ka ndikuar dhe transporti dhe vështirësitë më gjetjen e fuqisë punëtore, pasi kohëve të fundit ka një ikje të lartë të fuqisë punëtore nga Kosova.

Ajo që po dëmton, sipas Cenit, është informaliteti në ekonomi i cili po i dëmton shumë kompanitë e rregullta ato me reputacion të lartë.

Për më shumë ndiqnio videon në vazhdim: