Kosovarët 3,4 miliardë euro depozita

Kosovarët 3,4 miliardë euro depozita

Sipas të dhënave të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se në fund të muajit majt të këtij viti shuma e depozitave të qytetareve nëpër bankat komerciale në vend ka arritur në 3 miliardë e 435 milionë euro e që në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka një rritje prej 11,8 %.

Në raportin e BQK-së më tutje thuhet se shuma e depozitave të ekonomive familjare në banka ka arritur në 2,4 miliardë euro, deri sa depozitat e ndërmarrjeve kanë arritur në 840 milionë euro.