Mbahet ankandi i 12-të i Letrave me Vlerë prej 20 milionë eurosh

Mbahet ankandi i 12-të i Letrave me Vlerë prej 20 milionë eurosh

Ministria e Financave ka njoftuar se më 13 Gusht do të mbahet ankandi i dymbëdhjetë me radhë për vitin 2019, ku do të emetohen Obligacione me maturitet 2 vjeçar në shumën prej 20 milion euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (2 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, ka njoftuar MF.