Si të përgatisni sallatë të shëndetshme

Si të përgatisni sallatë të shëndetshme

Përgaditja:

1 konzervë peshk ton
1 vezë
100 gr qiqrra të konzervuara
100 gr bishtaja
1 domate
1 sallatë e gjelbër
ullinj
1/4 qepë e kuqe
kripë dhe piper i zi
vaj
uthull

Udhëzimet:

1 Mund të përdorni edhe qiqrra të konzervuara, por nëse doni që ato t’i zieni vetë, atëherë vendosini në ujë një natë përpara.

2 Bishtajat pastrojini, lajini dhe ziejini.

3 Ziejeni edhe vezën, ndërsa domaten lajeni e priteni në kube të vogla.

4 Lajeni edhe sallatën.

5 Qiqrrat dhe bishtajat vendosini në një enë më të thellë. Më pas shtoni sallatën, domaten, ullinjtë, tunën dhe qepën e grirë.

6 Kriposini, piperosini, shtoni vaj dhe uthull dhe në fund edhe vezën e zier të prerë në copëza më të vogla.Ju bëftë mirë.