Kadriu takohet me drejtorin e BERZh-it në Kosovë Neil Taylor

Kadriu takohet me drejtorin e BERZh-it në Kosovë Neil Taylor

Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit Rexhep Kadriu është takuar me drejtorin e BERZH-it në Kosovë Neil Taylor.

Me të cilin diskutuan për zgjerimi i rrugëve regjionale me theks të veçantë hyrje – dalja në Gjilan – Prishtinë, Gjilan – Kllokot, hyrja në Prizren, si dhe mbarvajtja e projektit Kijevë – Zahaq.

Këtë e ka bërë të ditur Kadriu përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Sot, bashkë me Argjend Zejnaj, shef i kabinetit të ministrit Pal Lekaj, pritëm në takim drejtorin e BERZH-it në Kosovë, Sot, bashkë me Argjend Zejnaj, shef i kabinetit të ministrit Pal Lekaj, pritëm në takim drejtorin e BERZH-it në Kosovë, Neil Taylor. Temë diskutimi ishte zgjerimi i rrugëve regjionale me theks të veçantë hyrje – dalja në Gjilan – Prishtinë, Gjilan – Kllokot, hyrja në Prizren, si dhe mbarvajtja e projektit Kijevë – Zahaq, dhe krijimi i mundësive që punimet të fillojnë sa më parë.

Investimet e huaja në Kosovë, përkrahja e projekteve nga organizata të rëndësishme botërore si BERZH-i, ndodhin vetëm kur shohin seriozitet në punë dhe qartësi në projekte. Ne po bëjm përpjekje të vazhdueshme të dëshmojmë vullnet dhe seriozitet për ti realizuar shumë projekte që ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve, dhe krejt kjo po ndikon të jemi në vëmendjen e këtyre organizatave”.