Shkrimtarë nga diaspora dhe Kosova bëhen bashkë në një takim letrar

Shkrimtarë nga diaspora dhe Kosova bëhen bashkë në një takim letrar

​Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike sot organizon aktivitetin “Takime letrare me krijues dhe shkrimtarë nga diaspora dhe Kosova”.

Me këtë rast do të bëhet përurimi i disa librave të autorëve nga diaspora.

Po ashtu, do të mbahet edhe një orë letrare me karakter garues.

Qëllimi i këtyre takimeve është promovimi i krijimtarisë shqiptare në diasporë.

Ky aktivitet mbahet në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë prej orës 11:00.