VIDEO - Kthehen në Kosovë me tri medalje nga Olimpiada Matematikore

VIDEO - Kthehen në Kosovë me tri medalje nga Olimpiada Matematikore

Studentët nga Kosova i kanë përfunduar me sukses garën në Olimpiadën e 26-të Ndërkombëtare të Matematikës – IMC 2019, që u mbajt në Blagoevgrad të Bullgarisë duke fituar tri medalje.

Ekipi i Kosovës fitoi një Çmim të Dytë (Medalje të Argjentë) dhe dy Çmime të Treta (Medalje të Bronzta).

Valmir Krasniqi, koordinator i Olimpiadës Ndërkombëtare për Matematikë, në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, foli sukseset e studentëve tanë në këto gara dhe mënyrat e zgjedhjes së studentëve për pjesëmarrje në Olimpiadën e 26-të Ndërkombëtare të Matematikës – IMC 2019.

Kurse Albert Hoxha dhe Fiton Hoxha, folën për përgatitjet angazhimin paraprak dhe për suksesin që arritën atje, si dhe për motivet e tyre për një garë të tillë.

Si kemi njoftuar edhe më parë, studenti i Departamentit të Matematikës në Universitetin e Prishtinës, Fiton Hoxha , ka fituar Çmim të Dytë (Medalje të Argjendtë) me 45 pikë, ndërsa studentët nga i njejti departament: Albert Hoxha me 28 pikë dhe Erion Hamiti me 24 pikë, kanë fituar Çmim të Tretë (Medalje të Bronztë).

Mirënjohje Nderi kanë fituar studentët: Monika Bunjaku dhe Petrit Avdylaj.

Për më shume ndiqni videon në vazhdim: