Kosola Xbox One X Gears 5 duket sikur të jetë e ngrirë

Kosola Xbox One X Gears 5 duket sikur të jetë e ngrirë

Microsoft po e feston lansimin e Gears 5, me një edicion special të konsolës Xbox One X që ka dukje shumë më ndryshe.

Në edicionin e limituar, pajisja kryesore dhe pjesët për kontroll, duket sikur të jenë të ngrira, dukje shumë më e veçantë që nuk është aplikuar që nga lansimi i edicionit Project Scorpio.

Të interesuarit për blerjen e kësaj konsole, mund të paguajnë që tani 445 euro, derisa dërgesa do u bëhet në muajin shtator.

Më gjashtë shtator, do të bëhen të ditura edhe disa specifika të Gears 5, me të cilën është e mundu shkarkimi i pesë edicioneve të Gears of War.

Kjo mundësi, nuk është vetëm për dashamirësit e kësaj loje, meqenëse pritet që në këtë Xbox One, Microsoft të ketë integruar edhe lojëra tjera shumë të mira. 


MË SHUME NGA Tech