Lluka: Kosovës po i shtohen 28 inxhiniere të elektroteknikës

Lluka: Kosovës po i shtohen 28 inxhiniere të elektroteknikës

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se Kosovës po i shtohen 28 inxhiniere të elektros.

“Miq, jam jashtëzakonisht i lumtur që Kosovës po i shtohen gradualisht 28 inxhiniere të elektros.”

“Sapo kanë arritur në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës 28 supervajzat nga Kosova të cilat kanë fituar bursë të plotë për të studiuar në fushën e inxhinierisë elektroteknike. Këto bursa janë mundësuar duke ju falenderuar Qeverisë Amerikane përmes programit të Millennium Challenge Corporation – MCC dhe Millennium Foundation Kosovo.”

“Si ministër përgjegjës për zhvillimin e sektorit energjetik dhe si anëtar i bordit të Millennium Foundation Kosovo, ju uroj të gjitha 28 supervajzave suksese të përzemërta.
Kosova do të ketë nevojë për shkathësi të tyre dhe mendoj që ky moment do të shënohet në historinë e elektroenergjetikës.
Me iniciativën time, shumë shpejt do të ketë bursa edhe për programin e doktoraturës në Amerikë dhe Evropë, për të plotësuar nevojat e kuadrove në Kosovë.
Faleminderit të gjithëve që kanë punuar në këtë drejtim, e sidomos ekipës së Millennium Foundation Kosovo” ka shkruar Lluka.