Xiaomi dizajnon telefonin me panel të integruar solar?

Xiaomi dizajnon telefonin me panel të integruar solar?

Nëse jeni persona që kaloni shumë kohë jashtë, Xiaomi mund të jetë duke e përgatitur një telefon që u përshtatet shprehive të jetës suaj. Sajti LetsGoDigital e ka zbuluar dizajnin e patentës së kompanisë kineze për telefonin i cili në anën e pasme e ka një panel të integruar solar.

Dizajni modern përfshin një ekran të plotë, pa kamerë të dukshme selfie, gjë që sugjeron se sensori i përparmë është i vendosur nën ekran. Gjithashtu, nuk ka sensor të dukshëm për gjurmë të gishtave.

Image

Përveç kësaj, telefoni nuk duket të jetë dukshëm më i trashë për shkak të integrimit të panelit solar, shkruan KOHA Ditore. Natyrisht, mbetet pyetja se sa e dobishme do të ishte mbushja e telefonit përmes energjisë solare, por nuk ka dyshim se ka nga ata përdorues që do ta mirëprisnin opsionin shtesë të mbushjes së telefonit.


MË SHUME NGA Tech