Maserati ofron një opsion me shumë stil për brendinë e veturave

Maserati ofron një opsion me shumë stil për brendinë e veturave

Edicioni i limituar me vetëm 100 njësi, ofron karrige të mbuluara fijet e thurura të lëkurës.

Kur u lansua Maserati Ghilbi, në bazë të bashkëpunimit me Zegna, ofrohej edhe opsioni i rrallë, që mundësonte vendosjen e karrigeve të mbuluara me mëndafsh.

Të mbuluarit e karrigeve me këtë material, është shumë e rrallë për një veturë, derisa tani Mazerati ka bërë një bashkëpunim tjetër me Zegna, që do të prezantohet në Monterey Car Week.

Vizitorët në këtë aktivitet, do të shohin karriget e mbuluara me fije apo shirita lëkure që janë thurur dhe kanë krijuar një shtresë shumë të mirë. Janë vetëm 100 njësi të këtyre karrigeve me këtë mbështjellës, 50 prej të cilave do të vendosen në Levante SUV derisa 50 në Quattroporte.

Shtresa e krijuara nga lëkura e endur, është një opsion me shumë stil në brendi të veturave, duke i bërë më komode dhe më të qëndrueshme në kohë, pasi janë shumë të mira.