BMW i4 dëshiron të tejkalojë arritjet e Tesla Model 3

BMW i4 dëshiron të tejkalojë arritjet e Tesla Model 3

Me testimin në mot të nxehtë, ka filluar edhe zyrtarisht rivaliteti ndaj Tesla.

Deri më tani, e kemi ditur se BMW është duke u përgatitur, që të rivalizojë me Tesla, ndërsa si pjesë e kësaj, është lansimi i 12 makinave elektrike deri në vitin 2025.

Mirëpo, tani është një plan edhe më ambicioz i kompanisë gjermane, që ka treguar se këto makina do të lansohen deri në vitin 2023, që do të thotë se shumë më herët se që pritej.

Kemi mësuar se 5 Series  dhe 7 Series tërësisht elektrike do të vijnë shumë shpejtë, por para tyre do të arrijë një model i ri. Linja e prodhimit iNext, është duke e bërë gati makinën SUV, apo më të rëndësishmen që është i4.

Për herë të parë, këtë që përpiqet të tejkalojë arritjet e Tesla Model 3, e kemi parë gjatë muajit janar, derisa testohej në mot të ftohtë, derisa tani është parë teksa testohej në mot të nxehtë. Ende i ka shtresat e kamuflazhit, por vërehet se ka formën BMW 4 Series Gran Coupe.

Motori që ka 80 kWh i mundëson autonomi deri në 600 kilometra, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e zë për katër sekonda, derisa ka shpejtësi maksimale deri në 200 kilometra në orë.