MZhE: Energjia nga “Kosova A” zëvendësohet nga “Kosova e Re”

MZhE: Energjia nga “Kosova A” zëvendësohet nga “Kosova e Re”

Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka njoftuar se energjia e prodhuar nga termocentrali “Kosova A” do të zëvendësohet me termocentralin “Kosova e Re”.

“Termocentrali “Kosova A” do të dekomisionohet, ndërsa energjia e prodhuar nga ky termocentral do të
zëvendësohet me termocentralin e ri “Kosova e Re”. Si rezultat emetimet në atmosferë do të reduktohen nën limitet e caktuara nga Bashkimi Evropian”.