Struga, nikoqire e festivalit ndërkombëtar “Margaritarët e Liqenit”

Struga, nikoqire e festivalit ndërkombëtar “Margaritarët e Liqenit”

Në Qendrën e Kulturës “Vëllezërit Miladinovci” në Strugë prej sot e deri më 12 të kë[tij muaji do të mbahet Festivali i 17-të ndërkombëtar i Artit “Margaritarët e Liqenit 2019”, në të cilindo të marrin pjesë këngëtarë, instrumentistë, valltarë dhe artistë të tjerë nga mbarë bota.

Në manifestim do të marrin pjesë talentë të rinj nga vendi, nga Rusia, Malta, Ukraina, Rumania, Sllovenia, Moldavia, Serbia, Mali i Zi, Lituania, Hungaria..

Performansat, siç bëri të ditur organizatori, do të vlerësohen nga juria ndërkombëtare.

Sivjet për herë të parë ndahen çmime të veçanta Gran Pri në të dyja garat.

Në hapjen e manifestimit, sonte, do të mbahet kompeticioni i bukurisë për Mis Evropa në organizim të World Beauty Contest nga Moska.