Inxhinierët amerikanë skeptikë për makinat elektrike

Inxhinierët amerikanë skeptikë për makinat elektrike

Më shumë se gjysma e inxhinierëve dhe projektuesve amerikanë të kontaktuar në një studim nga WardsAuto kanë shprehur skepticizëm për të ardhmen e makinave elektrike me bateri.

Ata dyshojnë se industria e automjeteve do të ketë sukses në përmbushjen e standardeve amerikane të efikasitetit të energjisë të përcaktuara për 2025.

Dy të tretat e rreth 40.000 abonentëve të revistës kanë treguar interes të ulët për veturat elektrike dhe të vogla derisa është rritur popullariteti për kamionët me motorë me vëllim të lartë, gjë që rrit kostot e materialit dhe të prodhimit për shkak të tendencës për të ulur peshën.

Edhe pse historia e elektrifikimit dhe një ndryshim rrënjësor në drejtimin e industrisë së automjeteve po promovohet vazhdimisht, fakti është se në gjysmën e parë të këtij viti, nga 8.4 milionë makina të reja të regjistruara në SHBA, vetëm 1.5% ishin me energji elektrike, nga të cilat 81% i takonin kompanisë Tesla.

Në krahasim me format e tjera të elektrifikimit (gjysmë hibridet, hibridet me prizë, hibridet e plota), automjetet elektrike 100% marrin vëmendjen dhe resurset  më të mëdha, megjithëse jo të gjithë pajtohen se kjo është zgjidhja më e mirë.

Sipas ekspertëve, potenciali më i lartë afatshkurtër arrihet me sistemin 48V.

Pjesëmarrësit në hulumtim vlerësojnë se industria nuk do të jetë në gjendje të ndjekë standardet pa humbje afariste, pasi do të ndikojë më shumë në zgjedhjen në projektim dhe ndërtim. Për shembull, materiali më i përhapur në prodhimin e automobilave në vitin 2019 ishte alumini.

Madje, rreth 44% e kompanive të anketuara thonë se donin të investonin në humbje peshe duke përdorur materiale më të lehta, por jo më shumë se dy dollarë për kilogram.

Sidoqoftë, inxhinierët argumentojnë se problemi i peshës së automjeteve elektrike duhet të zgjidhet duke përdorur bateri me densitet më të lartë të energjisë, sesa duke përdorur materiale më të lehta për të prodhuar automjete.