Grabitja në Shtime, arrestohet njëri nga të dyshuarit

Grabitja në Shtime, arrestohet njëri nga të dyshuarit

Sot është arrestuar njëri nga të dyshuarit për vjedhjen që ka ndodh në Godanc të Shtimes, ku ka vdekur një person dhe janë arrestuar dy pronarë të shtëpisë.

Këtë për klankosova.tv e konfirmoi Mehmetali Hajdini, major i  Stacionit të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Ai tha se i dyshuari u arrestua në qytetin e Prishtinës, njofton Klan Kosova.

“Një person i dyshuar është arrestuar, ai tani është në stacion, intervistomi i tij pritet të fillojë”.

“Ne jemi duke punuar ku po bastisim disa lokacione në Prishtinë dhe në Pejë”, ka thënë Hajdini.