Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për grabitjen e 24 mijë frangave

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për grabitjen e 24 mijë frangave

A.T. me prejardhje nga Peja është arrestuar, sot pasdite, në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Ai dyshohet për grabitjen që ndodhi më herët gjatë javës në Godanc të Shtimes, ku mbeti i vdekur njëri nga grabitësit, ndërsa një nga pronarët e shtëpisë mbeti i plagosur. Dy pronarët të shtëpisë janë arrestuar.

Mehmetali Hajdini, major i  Stacionit të Policisë Rajonale të Ferizajt, tha se i dyshuari u arrestua në qytetin e Prishtinës, njofton Klan Kosova.

“Një person i dyshuar është arrestuar. Ai tani është në stacion, intervistimi i tij pritet të fillojë”.

“Ne jemi duke punuar. Po bastisim disa lokacione në Prishtinë dhe në Pejë”, ka thënë Hajdini.

Ndërkohë që në kërkim janë edhe dy persona tjerë të dyshuar.

Nga shtëpia, e cila i takon një bashkatdhetari, janë grabitur 24 mijë franga.