VV-ja kërkon nga Telekomi që sa më shpejtë t’i rikthej numrat e “Z-Mobile”

VV-ja kërkon nga Telekomi që sa më shpejtë t’i rikthej numrat e “Z-Mobile”

Lëvizja Vetëvendosje!, më anë të një komunikate për medie, ka kërkuar nga Telekomi i Kosovës sa më parë t’i rikthej numrat e “Z-Mobile”.

“Kanë kaluar 9 ditë nga përfundimi i kontratës që Telekomi i Kosovës pati me ish Z-Mobile. Brenda 30 ditëve duhet që numrat e kësaj të fundit të rikthehen aty ku e kanë vendin, pra në kompaninë mëmë, në Telekomin e Kosovës. Është pritshme që Bordi dhe Menanxhmeti i Telekomit të Kosovës të njoftojë publikun se kanë marrë masat në plotni dhe se brenda 30 ditëve numrat do të kthehen nën përdorimin e Valës”, është thënë në komunikatën e VV-së, duke u shtuar se Autoriteti Rregullativ (ARKP), Bordi dhe zyrtarët përgjegjës, marrë parasysh ligjin dhe interesin publik të mos krijojnë asnjë pengesë.

“Opinionet a shpjegimet që dekurajojnë, relativizojnë, pengojnë, këtë proces tejet të rëndësishëm i shkojnë përshtat dëmtuesve të Telekomit. Çdokush që e vonon këtë proces, apo e devijon, do të jetë padyshim, subjekt i proceseve të ardhshme gjyqësore, ku do të përllogariten dëmet e shkaktuara nga kontrata dhjetëvjeçare PTK-Dardafone. Në të cilën ish anëtarët e bordeve kanë të Rregullatorit kanë pasur rol tejet destruktiv. Numrat, pra, janë të Valës sepse abonentët që i kanë ata numra e shfrytëzojnë infrastrukturën e Valës, ndaj nuk mund te jenë të askujt tjetër përveçse të Valës. Telekomi i Kosovës duhet t’i kalojë edhe praktikisht nën administrimin e vet menjëherë e pa vonesë. Alibi procedurale dhe ligjore për pritje nuk ka”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje!.