Temperaturat e larta rrisin numrin e pacientëve

Temperaturat e larta rrisin numrin e pacientëve

Temperaturat e larta ditëve të fundit kanë bërë që Qendra Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prishtinë të ballafaqohet me numër të madh të pacientëve.

Lirie Bunjaku, mjeke kujdestare në QKMF tha se më së shumti kanë pasur probleme fëmijët dhe të moshuarit që kanë probleme kardiovaskulare dhe me organet e frymëmarrjes.

“Këto ditë jemi duke u ballafaquar me temperatura të nxehta dhe njëkohësisht është rritur edhe numri i pacientëve të cilët kanë kërkuar ndihmë në qendrën këtu, numri ka qenë dukshëm më i madh këto ditë nga i nxehti”.

“…numri më i madh ka qenë te fëmijët nga më të moshuarit si dhe të sëmurët të cilët kanë probleme kardiovaskulare apo me zemër si dhe me organet e frymëmarrjes”.

Bunjaku ka apeluar që të kihet kujdes që në intervalin kohor prej orës 11:00 deri në orën 18:00 të mos ketë ekspozim në diell.

Madje ajo apeluar që të konsumohet sa më shumë ujë, lëngje, pemë e perime dhe tu iket ushqimeve të shpejta nëpër restauronte.

“Këshillat tona janë që këta persona duke i përfshirë edhe gratë shtatzëna mos të i harrojmë, të mos dalin nga intervali prej orës 11:00 deri në orën 18:00 dhe mos të i ekspozohen temperaturave të larta”.

“Të veshin veshje komode me ngjyra të hapura nga pambuku, të marrin sasi më të madhe të ujit si dhe lëngjeve natyrale të pemëve të ushqehen në shtëpi mundësisht në shtëpi dhe jo fast-food dhe ushqime nëpër restauronte por të marrin ushqime të lehta në grupin e tyre të ketë më shumë pemë dhe perime”.

Bunjaku ka thënë se QKMF-ja në Prishtinë punon 24 orë dhe ofron të gjitha kushtet për trajtimin e pacientëve.

“Për momentin jemi të pajisur me të gjitha mbrojtjet që duhet të i ofrohet pacientit të cilët vizitojnë qendrën tonë që nga këshillat si dhe terapitë të cilët duhet ta marrin pacientët të cilën vinë dhe vizitojnë qendrën tonë d.m.th i kemi të gjitha pajisjet e duhura”.

“Qendra jonë punon 24, pra jemi të gatshëm për ndihëm 24 orësh”.

Vala e të nxehtit ishte e dyta që goditi Evropën brenda një muaji. Meterologët paralajmërojnë se valë të tilla të të nxehtit mund të bëhen më të zakonshme, shkruan EO.


MË SHUME NGA Shëndetësi