Të shtëna më armë zjarri në Laç, plagoset një person

Të shtëna më armë zjarri në Laç, plagoset një person

Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në qytetin e Laçit, pasditen e sotme (10 gusht 2019) në lagjen numër 1.

Policia raporton se në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi E.M. 19 vjeç, banues në Laç.

Mësohet se i plagosuri është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe është duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë policia ka ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.