Mjeti del nga rruga, humb jetën nga flakët shoferi

Mjeti del nga rruga, humb jetën nga flakët shoferi

Një person ka gjetur vdekjen mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur “Karahaxh” pranë Finiqit, pasi mjeti me të cilin ai udhëtonte ka dalë nga rruga dhe ka marrë flakë.

Mësohet se si pasojë e flakëve të shpejta viktima Albert Çaushaj është djegur rëndë dhe ka ndërruar jetë brenda në mjet drejtuesi, ndërsa bashkëjetuesja e tij shtetasja M.M, ndodhet në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Informacion paraprak

Rreth orës 20:40, në aksin rrugor pranë vendit të quajtur “Karahaxh”, automjeti tip “Renault Megane” që drejtohej nga shtetasi A.C, ka dalë nga rruga dhe ka marrë flakë.

Si pasojë e flakëve të shpejta është djegur rëndë dhe ka ndërruar jetë brenda në mjet drejtuesi, shtetasi A.C me banim në Fier.

Ndërsa bashkëjetuesja e tij shtetasja M.M, ndodhet në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./t.ch