Po trafikonin armë drejt Italisë, dy të arrestuar

Po trafikonin armë drejt Italisë, dy të arrestuar

Policia kufitare e Shqipërisë ka zbuluar një rast të trafikimi të armëve dhe municioneve drejt shtetit fqinj, Italisë. Në pranga kanë rënë shtetasit A.F., 30 vjeç,banues në Fier dhe R.H., 23 vjeç, banues në Fier.

Më datën 10 gusht 2019, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë nga Policia Kufitare Durrës, në mjetin autobus tip Sptinter drejtuar nga shtetasi A.F., që udhëtonte drejt Italisë në linjën Durrës – Bari, në bagazhet e shtetasit R. H., i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale një karikator automatiku, e mbushur me 30 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe një pako me 20 fishekë model 56 të kalibrit 7.62 mm.

Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshëm për veprën penale”Trafikimi i armëve dhe i municionit “në bashkëpunim. op channel/