​Të riun e mbyt rryma derisa pastronte pishinën e një restoranti

​Të riun e mbyt rryma derisa pastronte pishinën e një restoranti

Një 15-vjeçar nga Gjilani ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga rryma.

Ai dyshohet se ishte duke e pastruar dje pishinën e një restoranti me një aparat të ujit, me ç’rast ka pësuar lëndime trupore gjatë kontaktit me rrymën, si pasojë e të cilës ka ndërruar jetë më vonë në Spitalin Rajonal në Gjilan.

Rasti ka ndodhur në fshatin Pidiq dhe është i treti me radhë gjatë kësaj jave, pas atyre në Suharekë dhe Deçan, ku nga goditja e rrymës humbën jetën dy persona.