Në ditë feste, Ferizaji pa ujë të pijshëm

Në ditë feste, Ferizaji pa ujë të pijshëm

Komuna e Ferizajt, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë dhe Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” sqarojnë qytetarët e Ferizajt se mungesa e ujit të pijshëm është si pasojë e një mungese të ujit në tërë vendin, temperaturave të larta dhe keqpërdorimeve eventuale dhe jo si pasojë e ndonjë defekti në rrjetin tonë të ujësjellësit.

Gjithashtu, sigurojmë qytetarët që është duke u operuar me kapacitet të plotë në gjithë rrjetin tonë me qëllim që qytetarëve t’i sigurohet uji i pijshëm.

Me keqardhje që në këtë ditë feste mungon uji i pijshëm, përkundër përpjekjes të pandalshme të autoriteteve lokale, presim mirëkuptimin tuaj dhe njëkohësisht apelojmë tek qytetarët që të shmangin përdorimin e panevojshëm të ujit dhe të denoncojnë keqpërdorimet e ujit tek organet kompetente. Komuna e Ferizajt ka mobilizuar prej ditësh të gjitha mekanizmat për të siguruar rezervat e ujit dhe përpunimin e tij me qëllim të shmangies së krizës në shkallë më të gjerë të ujit në territorin e Ferizajt.