Zaev: Maqedoninë e Veriut do ta bëjmë vend më të mirë për jetesë

Zaev: Maqedoninë e Veriut do ta bëjmë vend më të mirë për jetesë

Qeveria e Maqedonisë është duke ndërtuar infrastrukturë kualitative në tërë shtetin, qëllimi i së cilës është qarkullimi i shpejtë i njerëzve, mallrave dhe shërbimeve.

Kështu ka thënë sot kryeministri i Maqedonisë Veriore Zoran Zaev pëfrmes një postimi në facebook.

“Po ndërtojmë infrastrukturë kualitative në tërë shtetin, për të gjithë. Infrastruktura e ndërtuar kualitative rrugore dhe hekurudhore është imperativ për ne, sepse paraqet lëvizje të aktivitetit ekonomik, nëpërmjet kalimit të shpejtë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve”, ka shkruar Zaev.

Ai më tej ka potencuar se gazifikimi është një nga projektet më të vlefshme për qytetarët dhe kompanitë në vendin tonë për çka në vendin tonë janë ndërtuar 216 kilometra gazsjellës.

“Jemi të fokusuar në ndërtimin e ujësjellësve dhe kanalizime për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Deri tani janë ndërtuar mbi 30 kilometra ujësjellës për 310.000 banorë dhe 37 km kanalizim për 22.500 banorë. Së bashku e ndërtojmë Maqedoninë e Veriut. E bëjmë vend më të mirë për jetesë. Ndërtojmë me plan!”, ka potencuar Zaev.