Stresi i vazhdueshëm ju dëmton në punë

Stresi i vazhdueshëm ju dëmton në punë

Për të performuar në nivelin më të lartë, ju duhet të mësoni se si të menaxhoni dhe të zvogëloni stresin kurdo që është e mundur, dhe nuk është vetëm për shkak se do të ndiheni më mirë.

Të gjithë e dinë se stresi prek më shumë se vetëm lumturinë tuaj. Nëse stresoheni shpesh, dukja juaj ndryshon, gjumi juaj çrregullohet dhe mund të silleni keq ndaj më të dashurve tuaj. Nëse stresoheni mjaftueshëm ose për periudha të gjata kohore, ju madje do të filloni të keni kapacitete të dobëta mendore, edhe pse me shumë gjasa nuk do t’i vini ato re deri sa të jetë shumë vonë. Për të gjitha këto arsye, nëse po synoni të jeni një ndërmarrës i mirë, ju duhet të mësoni një gjë: si të relaksoheni.

Ne të gjithë kemi hasur në njerëz të cilët mburren se sa pak gjumë bëjnë çdo natë dhe sa orë punojnë çdo ditë. Për shumicën prej nesh, duke përfshirë edhe veten, ndihemi fajtorë për këtë. Ne mund edhe të mos ndihemi fajtor për këtë. Mburrja për stresin na bën të ndihemi të rëndësishëm. Pas të gjithash, vetëm ata të cilët nuk janë ambiciozë ose nuk janë inteligjentë kanë kohë të lirë, apo jo?

Këtu gabojmë të gjithë. E vërtetë, të jesh ndërmarrës është më stresuese se sa të bësh një punë tipike. Një arsye e madhe se pse fillimi i një biznesi është stresues është sepse, ndërmarrësi është një udhëheqës. Ju nuk ndiqni vetëm ëndrrën tuaj, por ju bindni njerëzit tjerë t’a ndjekin atë me ju. Por për ta bërë këtë në mënyrë të duhur, ju duhet të mësoni se si të menaxhoni dhe të zvogëloni stresin kurdo që të jetë e mundur, dhe jo vetëm sepse do të ndiheni më mirë.

Ju do të harroni gjërat

Përderisa adrenalina mund t’a bëjë mendjen tuaj më të shpejtë dhe të përmbushni gjërat më shpejtë, stresi afat-gjatë në fakt dëmton kujtesën tuaj. Kjo do të thotë se përderisa mendoni se po punoni më shpejtë, ju me shumë gjasa po harroni pika të rëndësishme dhe merrni vendime jo të duhura gjatë kësaj kohe. Nëse ajo nuk është mjaftueshëm e frikshme, ka disa të dhëna të cilat sugjerojnë se këto efekte mund të jenë të përhershme, për shkak se bën trurin tuaj të vjetrohet më shpejtë.

Ju do të kërkoni më shumë ditë pushimi kur jeni të sëmurë

Mendoni se pushimi një orësh gjatë drekës për të bërë një shëtitje është kohë e gjatë për orarin tuaj të rëndë? Si mendoni për një muaj duke performuar me gjysmën e produktivitetit tuaj sepse jeni ftohur dhe nuk jeni të aftë?

Del se stresi do t’a bëjë trupin tuaj të dëshpëruar që të lirohet nga ai, edhe nëse truri juaj nuk pajtohet. Nëse stresoheni për një kohë të gjatë, trupi juaj në fakt do të dobësojë sistemin tuaj imunitar, ecila do të thotë se jo vetëm që do të keni më shumë gjasa që të sëmureni, por do të marrë kohë më të gjatë që të shëroheni. Ushtrimet ndihmojnë në kufizimin e dëmit, por për ata të cilët janë ‘’shumë të zënë’’ për të gjetur kohë për të shkuar në palestër, nivelet tuaja të stresit do të shkaktojnë që trupi juaj të shkatërrohet.

Ju do të jeni më të prirë ndaj shpërthimeve emocionale

Si një ndërmarrës, ju e dini se sa e rëndësishme është të mbani gjakftohtësinë tuaj pavarësisht se çfarë ndodh. Gjatë një kohe, ju mund të hasni në një investitor potencial i cili kritikon biznesin tuaj, një bashkëthemelues i cili nuk pajtohet me ju për një vendim të rëndësishëm dhe një dështim programi. Por gjatë këtyre gjërave, gjëja më e keqe që mund të bëni është të silleni keq me personin i cili po ju irriton.

Nëse mbani një nivel të pandërprerë të stresit, ju do të largoni vetë-kontrollin dhe aftësinë për të mirëmbajtur stabilitetin emocional, deri sa një ditë do të gjeni veten duke nxjerrë zjarr në momentin më të keq të mundshëm.

Askush nuk pret që ndërmarrësia të jetë një përvojë relaksuese. Është një rrugë e vështirë dhe një nëpër të cilën duhet të kaloni. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se duhet të torturoni veten. Gjeni mënyra për të larguar stresin dhe dini se si t’a merrni veten kur keni pasur një javë ose muaj të rëndë.

Është e rëndësishme të dini se si të lejoni veten të pushoni. Suksesi në biznes është një projekt afat-gjatë, dhe nuk mund të shpresoni që të keni energji të plotë gjatë gjithë kohës.