Lirohen plazhet në Durrës, hapen 6 mijë metra katrorë për plazh publik

Lirohen plazhet në Durrës, hapen 6 mijë metra katrorë për plazh publik

Policia vijon operacionet me emrin ‘Plazh i lirë’ dhe së fundi ka ndërhyrë në Durrës. Pas ndërhyrjes janë liruar rreth 6000 metra katror plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme, si dhe sekuestrohen rreth 1000 çadra e shezlongë.

Ndërkohë, janë proceduar penalisht 2 shtetas për veprat penale “Fshehje e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Pushtimi i tokës”.

Sipas policisë, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar ndërhynë për këtë opearcion në plazhin e Sektorit Rinia, ku u konstatua se këta shtetas kishin zënë me çadra plazhi hapësirat publike në bregun e detit pa leje nga organet përkatëse dhe të pa pajisur me kasë fiskale.

Operacioni do të vijojë në gjithë zonën bregdetare, për të kthyer në dispozicion të qytetarëve çdo hapësirë publike të zënë në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim fitimin. /TCh/


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare