Ariu del në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, goditet me veturë

Ariu del në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, goditet me veturë

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, është goditur një ari në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Policia ka dhënë detaje për këtë rast ku ka ngordhur ariu dhe janë lënduar tre persona.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se personi i cili e ka goditur me veturë ariun është shtetas i Shqipërisë.

Si pasojë e këtij aksidenti, vozitësi dhe dy pasagjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.