Guatemala zgjedh për president të ri Alejandro Giammattei

Guatemala zgjedh për president të ri Alejandro Giammattei

Drejtuesi konservator 63-vjeçar dhe një ish-kirurg fituan në zgjedhjet, duke siguruar 58,8 për qind të votave popullore. Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dëshmoi një pjesëmarrje prej rreth 41 për qind.

Guatemala ka votuar Alejandro Giammattei të partisë Vamos si presidentin e ardhshëm të vendit.

Gazeta lokale “Prensa Libre” duke cituar Këshillin Suprem Zgjedhor, raportoi se drejtuesi konservator 63-vjeçar dhe një ish-kirurg fituan në zgjedhjet, duke siguruar 58,8 për qind të votave popullore. Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dëshmoi një pjesëmarrje prej rreth 41 për qind.

Giammattei mposhti ish-lideren e Partisë Bashkimi i Shpresës Sandra Torres, e cila mori 41 për qind të votave.

Në raundin e parë, Giammattei mbeti prapa Torres, e cila gjithashtu është ish-zonja e parë e vendit.

"Do të jetë një nder i madh të shërbej si president i vendit për këta qytetar të përulur", tha Giammattei në fjalimin e tij të fitores.

"Ata nuk do të gjejnë një president, i cili është larg njerëzve. Ata do të gjejnë një president më të afërt me njerëzit, që e di se çfarë duhet të bëjmë, që e di se vendi ynë është i polarizuar dhe i ndarë. Por kjo është koha për të ulur flamujt dhe ideologjitë dhe të përqendrohemi vetëm për të ndërtuar një Guatemalë më ndryshe", tha ai.

Giammattei fitoi pasi provoi fatin e tij në zgjedhje për herë të katërt. Ai kishte dështuar në tre përpjekjet e mëparshme, duke kaluar në parti të ndryshme politike.

Ai planifikohet të marrë detyrën më 14 janar, vitin e ardhshëm, pasi të bëjë betimin presidencial.