Agjësohet kanabis në Prrenjas

Agjësohet kanabis në Prrenjas

Zbulohen dhe asgjësohen fidanë kanabisi në Prrenjas. Bimët narkotike u gjetën të kultivuara në përroin e Gostimës, pranë fshatit Sopot.

Policia e Librazhdit  bëri ndalimin me iniciativë të shtetasit: L.T., 30 vjeç,  banues në Prrenjas.

Në përfundim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë  shtetasit: N.Nj., pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin L.T., kanë kultivuar bimë narkotike, si dhe D.V., dhe N.A.,  inspektorë  pyjor pranë Drejtorisë Shërbimit Pyjor Prrenjas dhe  D.B.,  kryeplaku i fshatit Sopot, për veprën penale , "Shpërdorimi i detyrës".

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme./oranews/