Gjendet një automjet i djegur në Rrëshen

Gjendet një automjet i djegur në Rrëshen

Një automjet i djegur është gjetur në dalje të qytetit të Rrëshenit. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur menjëherë hetimet.

Aktualisht dyshohet se mjeti është përdorur nga autorët e vrasjes së Tonin Gjinit, ngjarje e ndodhur mesditën e sotme në Rrëshen.

Vrasësit siç duket e kanë ndjekur Tonin Gjinin hap pas hapi. Në automjetin e tij tip Benz, viktima ka qenë së bashku me familjen.

Në një moment, Gjini ka ndalur automjetin pasi bashkëshortes së tij i është dashur që të shkojë në market për të blerë diçka. Ky ka qenë momenti për vrasësit, që të vënë në jetë planin e tyre kriminal.

Pa marrë parasysh se në makinë ndodheshin dy fëmijët e tij, atentatorët nuk kanë nguruar që të qëllojnë në drejtim të Gjinit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.