Shkencëtarët zbulojnë vaksinën që mund të ndalojë alergjinë ndaj maceve

Shkencëtarët zbulojnë vaksinën që mund të ndalojë alergjinë ndaj maceve

Shkencëtarët kanë zbuluar një vaksinë, e cila mund t’i japë fund kruarjes së syve dhe rrjedhjes së hundëve çdo herë që përkdhelin macet.

Një në 10 njerëz besohet të jetë alergjik ndaj maceve, që do të thotë se zbulimi në fjalë mund të jetë një shpëtimtar për shumë njerëz që përpiqen të kenë mace në jetën e tyre.

Shkencëtarët kanë kaluar pas një dekade përpjekje vaksinën HypoCat, e cila administrohet tek kafshët shtëpiake përmes një injeksioni, raporton Daily Mail.

Vaksina funksionon duke neutralizuar proteinën që shkakton alergji, Fed-d1, e cila është kryesisht e pranishme në qimet e maces.

Proteina i bashkëngjitet grimcave të imëta të lëkurës së thatë të maceve, të cilat mund të shkaktojnë një nxitje të histaminës kimike tek ata që vuajnë nga alergjia.

Reagimi i shpejtë i histaminës nga sistemi imunitar më pas shkakton simptoma shqetësuese.

HypoCat nxit sistemin imunitar të maceve të prodhojë antitrupa për të sulmuar dhe shkatërruar proteinën Fel-d1.

Shkencëtarët thonë se trajtimi mund të jetë i disponueshëm brenda tri viteve.