Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit

Gjashtë të rinj janë lënduar, pas një aksidenti në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit tek fshati Lisec. Policia e Tetovës informoi se aksidenti ka ndodhur mbrëmë, një orë pas mesnate.

“Automjeti motorik “BMW” me targa të Tetovës, i drejtuar nga T.T. (19) nga Liseci, ka dalë nga korsia në afërsi të Lisecit. Me këtë rast shoferi dhe pesë bashkudhëtarët në automjet të moshës prej 16, 18, 19 dhe 20 vjeç janë lënduar. Ata janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovë për t’u ofruar ndihmë mjekësore”, informon zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Policia ka kryer inspektim në vendin e aksidentit.