BQE paralajmëron se perspektivat e rritjes botërore mund të përkeqësohen

BQE paralajmëron se perspektivat e rritjes botërore mund të përkeqësohen

Banka Qendrore Evropiane paralajmëron se perspektivat e rritjes botërore ka mundësi të përkeqësohen më tej.

BQE thotë se falë tregut të qëndrueshëm të punës, deri tani konsumi botëror në përgjithësi është rritur mjaft mirë. Sidoqoftë, rënia në treguesin e menaxherëve të blerjeve të industrisë botërore të shërbimit në tremujorin e dytë të këtij viti paraqet një rrezik për perspektivën e konsumit privat.

Në të njëjtën kohë, rritja e investimeve botërore është ngadalësuar në tremujorët e fundit, kryesisht për shkak të shtimit të pasigurive dhe shtrëngimit të kushteve të financimit.

Gjithashtu, banka thotë se pasiguria afatgjatë po frenon rritjen e Eurozonës, veçanërisht në sektorin e prodhimit. Në këtë kontekst, inflacioni në këtë zonë mbetet i ngadaltë dhe pritshmëritë e inflacionit gjithashtu kanë rënë.

Eurozona ende ka nevojë për politika stimuluese monetare, për të siguruar kushte të favorshme financimi për të mbështetur zgjerimin ekonomik. 


MË SHUME NGA Ekonomi