Ujësjellësi Prishtina bën thirrje për shpenzim racional të ujit të pijes

Ujësjellësi Prishtina bën thirrje për shpenzim racional të ujit të pijes

Kompania e Ujësjellësit Regjional “Prishtina” ka ripërsëritur thirrjen drejtuar konsumatorëve të saj për shpenzim racional të ujit të pijes.

Pasi rikujton rënien e nivelit të akumulimeve, nga të cilat furnizohen, kjo kompani në mesazhin drejtuar qytetarëve bën me dije se në botë janë rreth 2.6 miliard njerëz jetojnë në zona me rrezik të lartë të mungesës së ujit.

Sipas saj, nëse nuk kemi shpenzim racional të të ujit të pijes, edhe vendi ynë në një të ardhme mund të bëhet si këto zona.

“Sot, mbi vendin tonë po mbretërojnë temperatura mjaft të larta, niveli i ujit në liqene akumuluese po bie dalëngadalë. Ne, nuk bëjmë pjesë ndoshta në zonat me rrezikshmëri të lartë furnizimi, por nëse sot nuk e ruajmë ujin e pijshëm, nëse nuk e përdorim drejtë, në periudhë më afatgjatë rrezikojmë të mbetemi pa të”, thuhet në njoftim.