Gjilani sonte nis fazën e tretë të dezinsektimit thërret për kujdes bletarë

Gjilani sonte nis fazën e tretë të dezinsektimit thërret për kujdes bletarë

Komuna e Gjilanit sonte nis fazën e tretë të dezinsektimit hapësinor, me qëllim të asgjësimit të mushkonjave dhe insekteve të tjera.

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Selami Xhemaili, ka njoftuar se dezinsektimi nis nga ora 20:00 deri në mesnatë dhe zgjat gjashtë ditë me radhë.

Me këtë rast, Komuna e Gjilanit kërkon nga bletarët që t`i mbajnë të mbyllura bletët prej orës 20:00 deri në ora 5:00 të mëngjesit, gjatë ditëve sa zgjat dezinsektimi, për të shmangur ndonjë dëm eventual nga preparatet të cilat përdoren për asgjësimin e mushkonjave.