Në Rusi, edhe tanket kanë një Olimpiadë të tyren

Në Rusi, edhe tanket kanë një Olimpiadë të tyren

Nuk ka disiplina si basketbolli, as kërcimi së larti, dhe vështirë se mund të ketë ndonjëherë patinazh mbi akull. Ai do të thyhej pa diskutim nën peshën e dhjetëra tonelatave të tankeve që janë një nga atraksionet më të mëdha të International Army Games, të quajtura edhe Olimpiadat e Ushtrisë.

Por gara ka dhe janë spektakolare, ku pikërisht tanket bëjnë akrobaci nga më të papriturat, por nuk mungon edhe “baleti i sinkronizuar” mes tyre, ajo e qitjes dhe të tjera.

Aktiviteti organizohet çdo vit nga Ministria e Mbrojtjes ruse, qysh nga viti 2015,  ku marrin pjesë rreth 30 vende, kryesisht ato që bënin pjesë të Bashkimit Sovjetik ose bllokut socialist, superfuqi si Kina, India, Pakistani,  vende pjesërisht diktatoriale por edhe Izraeli, Greqia dhe Serbia./a2/

 


MË SHUME NGA Kuriozitete