50 Cent i kundërpërgjigjet Mayweatherit, e thumbon me "pozitivitet"

50 Cent i kundërpërgjigjet Mayweatherit, e thumbon me "pozitivitet"

‘Lufta’ verbale në mes të reperit, 50 Cent dhe boksierit, Floyd Mayweather ende po vazhdon.

Pas deklaratave të Mayweather se karriera e reperit ka dështuar, është 50 Cent që ia ka kthyer përmes një postimi në Instagram e cila në fillimi dukej se ishte përgjigje pozitive dhe për të qetësuar situatën.

Por, reperi ka thumbuar boksierin me fjalinë e fundit të postimit.

“Tregoni Floydit që ai ka fituar ai është më i miri i të gjitha kohërave, dhe askush nuk mund t’i marrë meritat e tij me atë çfarë ka bërë në jetë. Tani iu lutem mund të ia lexoni dikush këtë kampionit.” Ka shkruar reperi duke iu referuar ‘analfabetizmit’ të boksierit Mayweather.

Ky koment nga 50 Cent lidhet me fillimin e "luftës" së tyre, kur reperi kishte publikuar një video në të cilën ka sfiduar Mayweather që të lexonte një faqe nga libri Harry Potter. 50 Cent tha se do të dhuronte 750 mijë dollarë për bamirësi nëse boksieri do të ishte në gjendje ta bënte këtë.

Floyd u përgjigj duke postuar foton e dy fitimeve të tij të fundit dhe u tha gazetarëve se ai do të ishte një lexues i shkëlqyeshëm nëse leximi do ishte mënyra që do t’ia sillte atij paratë e mjaftueshme për ta mbajtur familjen e tij.