Britania e Madhe, rritja më e shpejtë e pagave në 11 vjet

Britania e Madhe, rritja më e shpejtë e pagave në 11 vjet

Zyra nacionale për statistika sot u shpreh se të ardhurat mesatare javore ishin 3.9 për qind më të larta gjatë tre muajve deri në muajin qershor kundrejt të njëjtës periudhë një vit më parë.

Shifrat zyrtare tregojnë se pagat në Britani janë duke u rritur në nivelin më të shpejtë të tyre që kur shpërtheu kriza globale financiare një dekadë më parë.

Zyra nacionale për statistika sot u shpreh se të ardhurat mesatare javore ishin 3.9 për qind më të larta gjatë tre muajve deri në muajin qershor kundrejt të njëjtës periudhë një vit më parë.

Kjo është shkalla më e lartë e rritjes për 11 vjet dhe analistët thonë se kjo minon rastin për një ulje të normës nga Banka e Anglisë.

Spekulimet janë rritur që banka mund të ulë normën kryesore të saj të interesit nga tashmë 0.75 për qind pasi paqartësitë rreth largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian po vënë në diskutim rezultatin ekonomik. Javën e kaluar, agjencia e statistikave tha se ekonomia britanike u tkurr në tremujorin e dytë me 0.2 për qind kryesisht për shkak të çështjeve që lidhen me Brexit.