Mianmar, mbi 60 të vdekur nga rrëshqitja e dheut

Mianmar, mbi 60 të vdekur nga rrëshqitja e dheut

Në mbarë vendin 89.000 persona u detyruan të vendosen në strehimore të përkohshme.

Të paktën 63 persona kanë humbur jetën nga rrëshqitja e dheut nga reshjet e dendura në një fshat në provincën Mon, në juglindje të Mianmarit.

Sipas njoftimit nga Shërbimi Zjarrfikës i Mianmarit, pas rrëshqitjes së dheut të ndodhur të premten e kaluar në fshatin THanphyu-gone të qytetit Paung në rajonin Thaton, vazhdojnë punimet për kërkim-shpëtimin e personave të mbetur nën tokë.

Prej të premten deri më tani janë nxjerrë 63 viktima.

Sipas lajmit të gazetës Global New Light e shtetit të Mianmarit, rrëshqitja e dheut ka ndikuar 179 persona nga ky fshat, prej të cilëve 35 të lënduar janë marrë nën trajtim nëpër spitale të ndryshme.

Në një javë të fundit në provincat Mon dhe Kayin 12.000 persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre për shkak të stuhisë tropikale.

Ndërkohë në mbarë vendin 89.000 persona u detyruan të vendosen në strehimore të përkohshme.